Rreth Nesh

rreth-nesh-kopshti-lulet-e-jetes

Rëndësia e arsimit parashkollor

Periudha e themelimit të personalitetit të fëmijës është në gjashtë vitet e para të jetës ku dhe potenciali i të mësuarit është i lartë.

Edukimi parashkollor i fëmijës është një hap tepër i rëndësishëm, pasi konsiderohet si hapi i parë i madh në pavarësinë e tij, në socializimin dhe njohjen me rrethin shoqëror. Kjo padyshim ndikon që fëmija të fitojë siguri në vetvete, të ndihet i vlerësuar dhe të përgatitet për sfidat e jetës.

Qëllimi

Zhvillimi i personalitetit të fëmijës dhe përgatitja e qytetarit të ardhshëm.

 

Objektivat

Objektivi ynë kryesor është: Edukimi sa më cilësor i fëmijëve, përgatitja e tyre didaktike për t’i bërë sa më të aftë për tu përballur me hapat e jetës dhe kontakti i vazhdueshëm me prindërit.

  • Të zhvillojë personalitetin e fëmijës.
  • Të sigurojë për secilin fëmijë shanse të barabarta edukimi.
  • Të edukojë fëmijën të jetë i shoqërueshëm dhe i aftë të krijojë marrëdhënie me të tjerët.
  • Të zgjerojë përvojën, njohjen, aftësitë ndijore, aftësinë për të vepruar, folur, menduar dhe imagjinuar nëpërmjet ushtrimeve të vazhdueshme.
  • Të respektojë ndjenjat e fëmijëve për t’i  mundësuar atij të shprehë dhe të kuptojë ndjenjat e veta dhe të të tjerëve.

Përse duhet të zgjidhni kopshtin tonë?

Kopshti i fëmijëve “Lulet e jetes” është një ndër institucionet e para private të licensuara për edukimin parashkollor, i cili ka vendosur standarte. Kopshti ynë i ndodhur shumë afër qendrës së Tiranës, ofron për femijet tuaj një vend përrallor.

Zhvillim dhe edukim nga një staf i kualifikuar me eksperiencë disavjeçare.

Garantojmë një nivel akomodimi dhe mësimdhënie në standarte të larta duke nxitur aftësitë e fëmijëve në fusha të ndryshme dhe në punën në grup.

Nxit interesin për dije dhe mbi të gjitha krijimin e kushteve të barabarta dhe përshtatja e kushteve me kërkesat dhe nevoja e çdo fëmije.

Zgjon ineresin dhe fantazinë e fëmijëve, rrit kreativitetin e tyre.

Fëmija ndihet i sigurtë, i qetë, i mbrojtur, i lumtur.

Higjena në nivel të lartë dhe e verifikuar nga organet kompetente.

Hapësirë komode e rrethuar me gjelbërim.

Në brendinë e ambjenteve tona dhe programit tonë didaktik do të gjeni seriozitet maksimal në përmbushjen e qëllimeve tona.